Kryetari i PD, Sali Berisha doli sot në një konferencë me gazetarët, ku akuzoi PS për manipulim të votave në zgjedhjet e 11 Majit.
Berisha u ndal te vota e diasporës. Ai tha se janë numëruar më shumë fletë votimi nga se janë dërguar realisht nga diaspora.

“ Duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi e Itali mbi votën e qytetarëve tanë. Këtu nuk shtohet asgjë, përveç një faqe e zezë e farsës elektorale të 11 Majit 2025″, tha kreu i PD-së.

Sali Berisha: Kjo është fytyra e vërtetë e votës së diasporës. Mund të sjellim shembuj të panumërt, por sollën disa prej tyre që faktojnë se duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi dhe Itali mbi votën e qytetarëve tanë që votonin për herë të parë për vendin e tyre, për njeriun që donin.

Edhe njëherë këtu nuk shtohet asgjë, përveçse një faqe e zezë tjetër e farsës elektorale të vitit 2025, në të cilën unë nesër do t’u informoj edhe njëherë se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira, që nuk është dhunuar.

Nesër unë do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti dhe narkonomenklatura e Shqipërisë në këto zgjedhje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko