Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një mesazh të fortë kundërshtarëve në çeljen e fushatës së kolacionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Berisha në fjalën e tij ka pohuar se ky fillim i fushatës po tmerron kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn të cilin e ka cilësuar si lolo të tij.

 

Ai theksoi dhe lojën Rama-Veliaj, të cilët sipas tij i lëpihen njëri-tjetrit, ndërsa natën i bëjnë gropën njëri-tjetit.

 

“Sot sollëm shpresën, me 14 maj do të sjellim ndryshimin.

 

Shqipërinë do e shpëtojmë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne!

 

Rroftë opozita shqiptare, ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë.Por ka ende shqiptarë që thonë ç’më duhet mua, sepse propaganda banale qeveritare qarkullon një sofizëm, sipas të cilës këta janë të gjithë njësoj.Ne kishim të metat tona, por kurrë nuk krahasohemi me këta.Ne prisnim presidentin Xhorxh Bush, Edi Rama krenohej me mikun e ‘nderuar’ McGonigal, që e pret me padurim në sallën e gjyqit, në të njëjtën qeli do shkojnë.

 

Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, këta duan ta nxjerrin nga Arbitrazhi vetëm pse i gjobit për vjedhjet që kanë bërë.Këta janë të gatshëm që të aplikojnë praktikat e izolimit të Enver Hoxhës, por ne kurrë nuk do i lejojmë.

 

Ne dorëzuam pushtetin në kohën kur numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej çdo vit. Në tetë vite të pushtetit të tyre u larguan mbi 1 milionë shqiptarë. Ne nuk jemi njësoj.Ne dyfishuam rrogat dhe pensionet dhe i lamë në nivelet më të larta të rajonit. Këta i çuan pas 10 vitesh në nivelet më të uëlta të rajonit.

 

Ne kishim gabime, por ishim në grabitje. Me këta, njerëzit dhe shoqëria bien poshtë e më poshtë”,tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re