Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar zv. kyreministren Belinda Balluku se meriton burg përjetë për veprimet dhe vjedhjet e saj.
“Aktet që ka kryer ai me Lubi Ballukun e të tjerë, janë të pashlyeshme dhe përbejnë një dënim përjetë për secilin që kryen akte të tilla”, u shpreh Berisha nga Kruja.
Kujtojmë se vetë Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, kanë denoncuar vazhdimisht Ballukun për afera dhe vjedhje nga buxheti i shtetit, si 130 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës e miliona euro të tjera me tenderat e ndërtimit të rrugëve në vend.
Ndër të fundit që ka kallëzuar Ballukun në SPAK është demokrati Gazment Bardhi, i cili ka dërguar prova dhe ajo dhe njerëz që punojnë për të në Fier, po i blejnë qytetarëve votat me para në dorë.
LEXO EDHE: Bardhi e kallëzoi në SPAK, Balluku tenton të eliminojë provat për blerje votash! Demokrati: Të gjitha provat janë dorëzuar! Fshini të dhënat sa të doni
Përmes një njoftimi për shtyp, Bardhi deklaroi se Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
“Gjithçka dhe çdo gjë për të mbajtur pushtetin e krimbur nga korrupsioni dhe për të pamundësuar rotacionin”, shkruan ai.
Demokrati bën me dije se ka zbuluar skandalin nëpërmjet qytetarëve që kanë denoncuar dhe se “banda elektorale e Ballukut në Fier ka një listë e plotë me qindra emra, e gjeneruar nga shtabet elektorale të Partisë Socialiste”.
LEXO EDHE: “Belinda Balluku s’ka hequr dorë nga krimi zgjedhor!”- Bardhi kallëzon në SPAK zv.kryeministren: Blen vullnetin e qytetarëve me para në dore