Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng gjykatën për të bllokuar vulën e Partisë Demokratike.

 

Pak orë pasi Enkelejd Alibeaj u tërhoq nga padia për bashkimin e dy kuvendeve të organizuar nga Lulzim Basha; Berisha deklaroi se ai po përdoret nga shefi i qeverisë. Meqenëse tërheqja e padisë nuk e ndryshon situatën ligjore dhe kryetar i PD ende mbetet Lulzim Basha ndaj lideri i opozitës përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama.

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“ Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë.”

 

Por kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama edhe për presion ndaj gjykatës kushtetuese e cila nesër shqyrton ankimimin e PD për t’i hequr mandatin ministres së jashtme, Olta Xhaçka.

 

 

 

“Jam sot para jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaçes dhe Olta Xhaçkës, për ndikime të shumëllojshme mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre.”

 

Kryetari i PD u ka bërë thirrje gjyqtarëve që nesër të respektojnë kushtetutën.

 

 

 

“Gjykimi i nesërm është një provë e fuqishme e triumfit të Kushtetutës dhe neneve të saj dhe dështimit për faqe të zezë të grupit të strukturuar kriminal që po ushtron ndikim”

 

Nesër gjykata kushtetuese do të shqyrtojë dy ankimimet e Partisë Demokratike për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së jashtme Olta Xhaçka; pasi sipas opozitës në momentin që bashkëshorti i Xhaçkës ka marrë statusin e investitorit strategjik, ka përfituar nga pasuria publike në shkelje të kushtetutës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re