I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se raporti i OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit ishte i zi.
Duke folur për ftesën e OSBE-së për opozitën për të ju bashkuar tryezës së reformës zgjedhore, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ambasadori i OSBE-së ka ndjenja të forta për socialistët në pushtet.
‘Nëse ambasadori i OSBE-së ftoi opozitën, ftesë mbi ftesë beri Rama, ajo ishte me bisht. Ftesa e Ramës ishte një bisht.
Opozita i është përgjigjur në radhë të parë raportit të OSBE-ODIHR me ftesë të OSBE-së, por edhe partnerë të tjerë kanë inkurajuar opozitën që të angazhohen në këtë proces.
Brochard ka qenë ambasador i Gjermanisë këtu kur unë isha kryeministër dhe këtë periudhë një sërë projektesh gjermane janë zbatuar. Të hysh në bindjet e tij të majtë apo qendrës së djathtë.
Bëri shumë mirë që ftoi, por në ftesën e tij vuri edhe emra të shqiptarëve, duke thyer protokoll.
Imagjino firma e ambasadorit me firmën e kriminelit elektoral. Kaq të forta i ka sentimentet për socialistët saqë bëri diçka që nuk e ka bërë kurrë.
Në vlerësimin tim ky është një akt i padenjë’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI TV.