Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar dy ankimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë të “arrestit të shtëpisë” dhe përjashtimin e gjyqtares së çështjes.

Në njoftimin e Gjykata e Posaçme e Apelit thuhet gjithashtu se trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Sali Berisha kërkon zëvendësimin e kësaj mase sigurie që ju caktua nga GJKKO më 30 Dhjetor 2023.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar”. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi”, thuhet ne njoftim.

Ish-kryeministri dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes se SPAK, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv Partizani.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së arrestit u bë pasi Berisha refuzoi të zbatonte masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar ato si antikushtetuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re