Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Ish kryeministri, Sali Berisha nuk ka në plan që të bëjë asnjë hap pas, për të cilin shumë nga radhët e PD theksojnë se është e domosdoshme për bashkimin e opozitës.

 

Në konferencën e tij javore me gazetarët, Berisha thekson se i vetmi hap që ai ka në plan të bëjë është ai i ftesës për diskutim dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.

 

“Jo që nuk bëj një hap mbrapa, por bëj hapa para për t’i ftuar që të ulen, të diskutojnë e të vendosin për më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha Berisha.

 

Nga ana tjetër, Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke refuzuar edhe njëherë pranimin e rezultatit.

 

Këtë herë ai denoncoi shkeljet e pretenduara gjatë procesit zgjedhor në Elbasan.

 

“Jam këtu për t’u njoftuar ju, se zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve.

 

Videot dëshmojnë se në mbi 70 përqind të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.

 

Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën në të cilën ata qëndrojnë nga aparatura e votimit dhe këta militantë të PS-së, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSSH, të trajnuar në sipërmarrjen e peshkut të Lucës, dhe të trajtuar nga Luca, janë treguar shkelës të ligjit, kriminelë elektoralë pothuaj në të gjitha qendrat e votimit,” tha Berisha.

 

Ndërkohë, Kryesia e PD ka vendosur që më 29 korrik të zgjidhet kreu i ri i kësaj force politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re