Skip to content

Berisha: Asnjë polic nuk është plagosur, qëlluat protestuesit me plumba gome

df956016 79db 43d2 9ade 8d46fc386f4c 1024x682 1

Kreu i Partisë Demokratike, Sali  Berisha u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit se nga protesta e opozitës ku u hodhën koktejle molotov nuk u plagos asnjë polic.

“Shkova në urgjencë, kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Nxirrni një gërvishtje, nxirrni një të plagosur. Përkundrazi, i gjuajtët me plumba gome në kokë, të cilët janë letalë në kokë”, deklaroi Berisha.

“Ju që keqtrajtuat të rinjtë me qëllim, ju që keqtrajtuat me një urrejtje të jashtëzakonshme të rinjtë në protestë, prisni zemërimin e tyre, se absolutisht ju do pësoni atë që nuk e mendoni kurrë”, u shpreh kreu i opozitës.

Sipas tij, janë mbushur qelitë me 12 adoleshentë sepse, si u shpreh ai, “sipas jush adoleshentët nuk duhet të protestojnë, por duhet të rrinë në shtëpi”.