Sali Berisha ka njoftuar këtë të premte nga Librazhdi se në Kuvendin e 11 dhjetorit, Azem Hajdari do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i Partisë Demokratike.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj ju dhe të gjithë demokratët shqiptarë se në Kuvendin e datës 11 Dhjetor tribuni i pluralizmit shqiptar, themeluesi i PD-së, Azem Hajdari do shpallet President Nderi i Përjetshëm i kësaj partie”, tha Berisha.

Sipas Berishës, selia blu këto 8 vite është larguar nga një prej shtyllat e saj të ekzistencës që janë të përndjekurit politikë.

“Së dyti e vërteta është se në analizë të ftohtë një nga shkaqet më themelore të dështimit tonë 8-vjeçar, pa asnjë diskutim është largimi i PD-së nga shtyllat kryesore të saj të ekzistencës së saj, të përndjekurit politik, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore në Shqipëri dhe në botë, familja, prona, dinjiteti  njerëzor dhe interesi kombëtar.

Ju me të drejtë rikujtuat 97.Ju them demokratëve se nëse PD mbijetoi në 97, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politikë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re