Sali Berisha iu përgjigj akuzave dhe qëndrimeve të forta të Taulant Ballës i cili tha se demokratet po keqpërdoren nga ish-kryeministri duke shkaktuar kaos në Kuvend.

 

Berisha përdori një gjuhe te ashpër duke e konsideruar Ministrin e Brendshëm një kriminel në shërbim të bandave të vendit.

 

Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët.Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali.Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg.

 

Berisha shtoi se Balla është i akuzuar për vrasje.

 

 

Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat.Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës.Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë.Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë!Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it.Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in.Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re