Nga Saranda, ish kryeministri, Sali Berisha, shigjetoi zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën tha se nga Peshkopia zbret në Konispol për të vjedhur.

 

Berisha deklaron se Balluku në bashkëpunim me Ramën kanë vjedhur paratë e shqiptarëve duke abuzuar me shitjen e energjisë.

 

“Miqtë e mi, mafia është forma më e egër e krimit, forma më e pashpirtë, ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Shikoni se çfarë bën mafia, zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po, ju them unë ju.

 

Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk e lejon zbrazjen. E shet energjinë me 20-30 euro tek sekserëve të saj dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason.

 

Kush mund të dyshojë për këtë ju the se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë.

 

Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse dhe me ato para është turrur drejt Konispolit”, shprehet ai.

 

Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dokumentojnë vjedhjen e pretenduara.

 

“U bëj thirrje demokratëve të Konispolit, të ja filmojnë valixhet.

 

“Çamëve të Konispolit u them se, ajo duhej të ishte njeriu i fundit që mund të shkelte në Konispol sepse gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i procesit makabër që Enver Hoxha zhvilloi kundër çamëve në Tiranë. Ajo nuk mund të shkonte në Konispol pa kërkuar të falur në emër të gjyshit për krimet e shëmtuara, paditë, spiunimet që gjyshi u bëri djemve të çamërisë që ishin në ushtri”, shton ai.

 

Nga ana tjetër, Berisha nuk ka ndalur akuzat për kandidatët e kundërshtarit, të cilën i quan hajdutë.

 

Sipas tij, alternativa më e mirë për komunitetin është kandidati i koalicionit të tij me Metën.

 

“Le të ndalemi për një moment tek kandidatët e krahut tjetër. Ata janë kandidatë të një njeriu, janë kandidatë të Edi Ramës, janë kandidatë të xhepit të tyre, janë kandidatë që nuk kanë lidhje absolutisht me qytetarët. Ngrihet tjetri nga Durrësi, vjen këtu, i deleguari personal i famëziut, Alket Hyseni. Alketin e hoqën vetë socialistët, e përzunë për ato që bëri.

 

Tani gjeti këtë tjetrin, Çaçin i cili vjen tek trashëgimnia e prindërve, tek pallatet, pra ky është kandidat pallati. Çfarë e lidh me Sarandën, përveç pallateve të familjes së tij, përveç zotimit makabër që do të kërrejë eshtrat nga varret e Sarandës, sepse duhet që oligarkët të ndërtojnë aty. A mund të vijë një kandidat për një mision të tillë në një qytet, vjen vetëm përfaqësuesi i mafias”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re