Sali Berisha mblodhi deputetet demokrate qe e mbeshtesin perpara nisjes se seances parlamentare te kesaj te enjteje.

 

Lideri i opozites ne fjalen e tij tha se ngjarja kriminale në guroren e Borizanës është dëshmia më autentike e karakterit mafioz të shtetit të Edi Ramës.

 

Banda Rraja në vite ka përbërë mafien më të rrezikshme të Shqipërisë së Mesme, e lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe pushtetarët e tjerë.Banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin për vite e vite, e mbështetur fuqimisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla.Ata janë përdorur si vrasës me pagesë, si torturues dhe arrestimi i fundit i nipit të Rrajës deputet, ne ia detyrojmë shërbimeve të vendeve mike dhe partnere, sepse ata kanë sjellë të gjithë regjistrimin, interceptimin mbi të cilat u realizua arrestimi i tij.Por ai ishte një prej tyre, natyrisht jo i shkëputur. Bota i pa se si vërsulën në mënyrën më shtazore ndaj dy qytetarëve që kishin shkuar të ankohen te policia Rraja, se më e keqe ishte policia aty që i shiti dhe i tradhtoi ata, dhe i bëri ata nishan për një grup shtazor, jo njerëzish. Pasi u kishin prishur shtëpinë, donin t’u mbyllnin gojë me shkopinj dhe revole.Kjo ngjarje që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare, e cila dëshmon përfundimisht se ligji është në duart e mafies, rendi është në duart e mafies, ka pasur jehonë dhe ndërkombëtare.Por për këtë ngjarje, në zbatim të kodit të mafies, një njeri nuk ka folur dhe ky është Edi Rama. Edhe Rrahmani vetë foli dy fjalë, por Edi Rama nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për ngjarjen. Kodi i padrinos ky është. Thjesht hoqi ministrin e familjes dhe emëroi mikun më të ngushtë të Rrajave pas vetes së tij në politikë, që është Taulant Balla, emërimin e të cilit në Ministrinë e Rendit, bandat e qyteteve e festuan me fishekzjarre.

 

Berisha shtoi me tej se burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Ballën.

 

Emërimi tij Minister i Brendshem, sipas Berishes, eshte dëshmi për sundimin e fuqinë e krimit në këtë shtet.

 

Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit është de facto emërim i krimit në krye të asaj ministrie.Taulant Balla, me dokumente zyrtare, rezulton i lidhur ngushtësisht me bandat e Elbasanit, Librazhdit, Cërrikut, Lushnjes dhe bandën Rraja, klanin Rraja. Mundet për të tjera, por për këto ka dokumenta.Taulant Balla është nën hetim, që ta dini ju. Është thirrur të paktën tre herë në SKAP-in e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka në emër të të shoqes dhe për probleme të tjera.Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori fiks për Taulant Ballën.Kjo e thirrjes së tij në SPAK është 100 përqind e vërtetë. Jo një, por disa herë. Paçka se kur dilte, thoshte se më kanë thirrur për Saliun, por atë e kishin thirrur për lidhjet e tij me krimin.Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol, të cilët e kanë evidentuar dhe regjistruar sipas këtij burimi, kjo natyrisht mbetet në diskrecionin e SPAK. Por mesa shoh unë, gjersa atë Edi Rama e emëroi, e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet, si deputet dhe tani si ministër i Brendshëm.Ai mund të ushtrojë mbi prokurorët presione nga më të ndryshme, ndonëse ai është personi pas Edi Ramës që ka të kompromentuar në atë institucion më shumë se kushdo.Emërimi i Ballës është dëshmi për sundimin e fuqinë e krimit në këtë vend dhe në këtë shtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re