Sali Berisha nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu teksa njoftoi se rreth 44 mijë qytetarë kanë votuar për shkarkimin e tij.

Berisha u pyet nga gazetarët se si do e nxjerrë Bashën nga zyra pasi ai nuk e njeh referendumin. “Ai nuk njeh as veten”, tha Berisha.

Pyetjes se kur do të jetë në seli, Berisha iu përgjigj: “Këto ditë do të jemi në seli. Po në seli jemi ne. Ai do të rrijë aty i rrethuar. I kanë vënë edhe dy kundragaze në zyrë”.

Por si do ta largoni, ai nuk ikën? 

“Pse do fillojë grevë urie në zyrë ai. Po le ta provojë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re