Në takimin me demokratët e Pogradecit në kuadër të Foltores së tij, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ai nuk është më vetvetja dhe se vijon të zbatojë urdhrat si peng.

Berisha gjithashtu shtoi se Basha nuk e meritoi kurrë drejtimin e Partisë Demokratike.

“Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputet përfundimisht me ju. Komunikon me muret. Nuk njeh ligj apo statut. Sillet sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut. Pas shkelmimit të forumeve dhe shkëputjes nga anëtarësi dhe kjo sepse nuk është më vetja e tij, në vend të dorëheqjes, vijon zbaton urdhra si peng.

Njëherë thotë se për mua nuk ka forume, statut, kuvend. Një herë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Po një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flasë për kohën. Ju kërkoj ndjesë për heshtjen time. Ju garantoj se nuk ka pasur asnjë shkak mbi tokë, veç zotimit që nuk do të kthehesha më.

Gabim i jetës sime që në 2017 kur i kërkova dorëheqjen, duhet të dilja në garë dhe të shpëtonim PD nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj”, deklaroi Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re