I ftuar në Ora News në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi Konferencën e Donatorëve të mbajtur dje në Bruksel.

Duke përshëndetur dhe falendeuar donatorët që dhanë para për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, Berisha u shpreh se së shpejti këta banorë do të zhgënjehen. Ai hodhi akuza të forta ndaj Ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj, të cilin e akuzoi se ka “groposur” para të vjedhura.

“Nuk mund të ndalem pa thënë se, jashtë euforisë së madhe jam 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh për këta qytetarë. Më vjen keq që bëjë këtë kasandër. Së pari sepse ndërmjetësi i këtyre donacioneve është një grup hajdutësh. Dy figurat kyçe janë hajdutët më të mëdha qeveritarë pas Edi Ramës, Arben Ahmetaj, që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro.  

I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave“, u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re