Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas fjalës që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajti sot në Kuvend.
Berisha ka kërkuar që të anulohen vizat për të gjithë rusët që duan të vijnë në Shqipëri. Ndërsa në mënyrë kategorike Berisha kërkoi largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë dhe tërheqjen e ambasadorit tonë në Moskë.
Berisha: Imagjinoni ju të vinë e të dynden në plazhet tona rusë të marrin veten.
Një fyerje e rëndë për shqiptarët, ishte edhe një kërkesë e Zelenskyt. Cfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie. Kjo ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në historinë e tyre të gjatë ndaj edhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për cdo qytetar rusë që kërkon të hyjë në Shqipëri.
Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë, dhe terheqjen e ambasadorit tonë nga Moska. Po ashtu zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike dhe diplomatike.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
