Edhe këtë të diel, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, janë mbledhur poshtë banesës së tij në protestë.

Me thirrje “Berisha, Berisha”, ata shprehin mbështetje ndaj Berishës, ndërsa akuzojnë qeverinë për tentativë të asgjësimit të opozitës.

“Mblidhemi këtu për Sali Berishën sepse është njëri nga ne. Njeriun që na priu më shumë dhe më gjatë për të kthyer liritë, e cenojnë sot me heqjen e lirisë dhe fjalës, prandaj sot jemi në krah të tij”, tha një nga mbështetësit.

Kujtojmë se prej 30 dhjetorit, ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Që prej ditës që GJKKO i ndryshoi masën nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’, mbështetësit e tij zhvillojnë cdo ditë protesta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re