Gjatë një takimi me banorë të memaliajt, lideri dmeokrat Sali Berisha komentoi lirimin nga burgu të deputetit socialist Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve.

 

Berisha foli për kërcënime që sipas tij, Bllako i ka bërë Ramës dhe Veliajt.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

Me lironi ose do flas.Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës.Bllako, që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit.A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje.Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve.

 

Kreu demokrat nënvizoi se cështja e inceneratorëve është një aferë e pastër mafioze

 

Ka një postulat: Mafia e ka si pikë mjalti plehun. Plehu është terreni më i madh për të shtrirë mafia tentakulat e veta. Edi Rama e dështoi këtë më mirë se kushdo tjetër.Një kompanie të vetes i dhanë çdo tender për plehrat. Sot edhe djegësi i Elbasanit, edhe ai është jashtë funksionit. Sepse u instalua një hedhurinë. I Tiranës nuk ekziston, i Fierit nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vendosura në konto bankare për t’u fshehur.

 

Berisha pohoi se vendi ndodhet në një pikë kritike, pasi rama ka gjetur energjinë si mjet për të varfëruar e mbajtur nën zgjedhe shqiptarët.

 

Rama po e përdor energjinë si një shpatë Damokleu mbi shqiptarët, kur nuk kemi asnjë arsye pse të jemi në krizë. Falë asaj strategjie të PD, ndërtimit të HEC-eve të reja, sot prodhimi i energjisë prej tyre është mbi dyfishuar.Edi Rama e ka kthyer në bixhoz, shet pasurinë publike me çmimet që i leverdisin atij, dhe faturën e paguani ju, e paguajnë shqiptarët.Furrave të bukës, furrave të kafshatës, ua ka rritur çmimin në 225 lekë kilovati. Çfarë do bëjë furrxhiu? Vëreni veten në vendin e tij. Atë çmim do ia faturojë klientit.Ndërkohë 200 milionë euro është detyrimi që kanë institucionet shtetërore ndaj OSSH. Ju i keni dhënë paratë për të paguar energjinë, taksat janë dhënë, por janë vjedhur dhe shpërdoruar nga zyrtarët.

 

Kreu demokrat lajmëroi nisjen e protestave me synim rrëzimin e qeverisë.

 

A do mund të vazhdojmë dot me këtë njeri? Nuk mund të vazhdojmë sepse çdo ditë që vazhdon, ai vjedh më shumë, abuzon më shumë, mashtron qytetarët.Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme.

 

“BLLAKO KERCENOI RAMEN E VELIAJN”

 

BERISHA: DO TE FLISTE NESE NUK DO TE LIROHEJ NGA BURGU

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re