Ish-kryeministri, Sali Berisha me tone të ashpra ka kërkuar që kryefjalë e seancës plenare të jetë situata në veri të Kosovës. Ish lideri i demokratëve bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua nga Garda e Kuvendit. Mes përplasjeve të shumta mes radhëve të opozitës e replikat e ndërsjellta, Berisha mundi të tejkalojë ndasitë, duke sulmuar drejtëpërdrejtë kundërshtarin. Ai tha se deklaratat e Ramës për Kosovën janë skandaloze.

 

“Sot, kryefjala duhet të jetë deklarata super skandaloze se “veriu i kosovës është toka e askujt”. Nuk ka deklaratë më antishqiptare. Nuk ka deklaratë më të shpifur.

Përse derdhi gjakun Afrim Bunjaku. Ku u vra ai? U vra pikërisht në Veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli, ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të Vuçiç, të kryesuara nga Radoiçiç.

Ajo ishte tokë e zotërve të saj, a mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij Vuçiç, dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklaratat e turpshme këtu përpara”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, ministrja Spiropali ka ironizuar përplasjet e brendshme të opozitës duke thënë se duhet fillimisht të zgjidhin problemet e tyre e pastaj të shqiptarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re