Subscribe

Sali Berisha përmes një dalje për mediat tha se vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e universiteteve!

 

 

Dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata punonjësve të universiteteve dhe studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve. Pas qëndrimit cinik, arrogant të papaëgjegjëshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është një vendim i jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot në Univesitetin e Prishtinës, pagat janë afërsisht dy herë më të larta se sa në Univesitetin e Tiranës.

 

Duke qëndruar tek krahasimi me Kosovën, Berisha shtoi se qeveria atje jep 100 euro për student për të përballuar situatën e cmimeve në rritje.

 

Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së çmimeve vendosi të japë për çdo student 100 euro në mënyrë që ata të përballojnë rritjen e çmimeve dhe qirave. Universiteti i Prishtinës ka një buxhet gjashtë deri në tetë herë më të lartë se ai i Tiranës për kërkimet shkencore. Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës ka një buxhet qartësisht më të ulët se Shqipëria por në Shqipëri qindra milionë euro vidhen për tre djegësa që defakto nuk ekzistojnë. Vidhen miliona e miliona euro dhe shpërdorohen nga të cilat 4 milionë për xhepin dhe syrin e Edi Ramës për insitalacionin e drurit, 6 milionë euro për satelitët pasi sytë nuk lejojnë të shikojnë katet shtes nga toka. Miliona euro udhëtime me avion në dispozicion në një kohë kur qeveri të vendeve shumë e shumë herë më të pasura detyrojnë qeveritë të udhëtojnë me linja tregtare. Qindra mijëra euro helikopterë taksi për mbledhje partie shpenzojnë ministrat shqiptarë. Pra e vërteta është se para ka por ato nuk shkojnë në destinacionin e duhur, nuk shndërrohen në rroga në bursa në pensione për punonjësit në Shqipëri por shndërrohen në fonde që vidhen nga qeveritarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re