Pas anëtarëve të Forumit Rinor, gratë mbështetëse të Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sot në selinë e PD-së, ndërsa dyert i kanë gjetur të mbyllura.

Në një prononcim për media, ato u shprehën se kishin një takim pune në seli, por që nuk mund ta zhvillojnë dot për shkak se dyert janë të mbyllura.

“Ne jemi Forumi i Gruas, kryetaret e Degëve të Tiranës, që kishim një takim pune në seli, por dyert na janë mbyllur. Ne kemi 30-vjet që hyjmë në seli.

Na ndodh kjo sot, që nuk na ka ndodhur as në vitin 97 kur PD u rrënua. Na vjen keq që Lulzim Basha na është vënë drynin”- u shpreh një prej mbështetëseve të Berishës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re