Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale reagoi në lidhje me ndeshjen e fundit të kombëtares tonë në grupet e Euro2024, përballë Spanjës, për të cilën tha se cilidoqoftë rezultati ajo do të dalë me kokën lart nga ky kompeticion.

“Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EUR⚽️2024-ës” shkruante ndër të tjera Rama.

Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrin Rama ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili e cilëson atë si disfatist dhe pazarexhi.

Berisha shtoi se deklarata e Ramës është një thikë pas shpine për kombëtaren tonë dhe tifozët e saj në prag të ndeshjes.

Sipas tij, kombëtarja sot do të bëjë historinë përballë “furisë së kuqe”.

“Rama disfatist dhe pazarexhi. Fitorja është para nesh!

Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.

Edi Rama tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.

Kjo dekleratë disfatisti e pazarexhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore” shkruan Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re