Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ai tha se shkoi në SPAK për të shembur piramidën e mashtrimit që është ndërtuar, për të cilën tha se nuk ka asgjë të vërtetë.

Lexo edhe :Related Posts

“PSë dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij.Kam ardhur këtu, ju thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, mashtrime, trillime dhe falsifikime. Në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike.Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar.Ju garantova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj, jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju masat që vendosët kundër Sali Berishës, në shkelje të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.Jam këtu, thashë për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, të turpshme. Vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin parlamentit për llogari të Edi Ramës.Jam këtu për të denoncuar aktin tuaj të shëmtuar, të paprecedent, refuzimin e provave, që nuk mund të ndodhë kurrë në ndonjë vend. Sepse provat e paraqitur nga avoketërit dhe Jamarbër Malltezi ishin shkatërrimtare për ta.Ata refuzuan provat që shembin totalisht piramidën e tyre të mashtrimit, refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal dhe akuzave të tyre.Ata refuzuan dokumente, të cilat faktojnë se kanë vepruar në bazën e urdhrit politik të Edi Ramës”, tha Berisha.

Berisha tha se iu përgjigj të gjitha pyetjeve, edhe pse nuk i cilësoi pyetje, por vetëdenigrim.

“Nuk ishin pyetje ato, ishin vetëdenigrim. Shikoni se ku i çon urdhri politik i Altin Dumanit këta prokurorë. I pyeta cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal.  I gjeta të terrorizuar, aty gjeta hijen e McGonigalit dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re