Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast të shpërndarjes së tezave të provimit të maturës në gjimnaze.

 

Në një postim në “Facebook”, përmes një denocnimi të ardhur nga qytetari dixhital, Berisha akuzon drejtorët se kanë shpërndarë tezat para zhvillimit të provimit.

 

Sipas denoncimit të bërë nga qytetari dixhital, ngjarja është regjisturar në Kukës ku drejtoresha e gjimnazit ka shpërndarë tezat në shkëmbim të votës.

 

“Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! Sb Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re