Ish-kryeministri Sali Berisha nga Maliqi ka denoncuar abuzimet e qeverisë me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, që siç u shpreh Berisha e “hëngri” korrupsioni.

sali berisha1

Një tjetër denoncim që bëri Berisha është edhe rruga Korçë-Kolonjë, e cila ka filluar që në vitin 2011 dhe nuk po përfundon për shkak se kjo qeveri vetëm vjedh.

“Para disa muajsh u bë bilanci. Çfarë tha kryetari i qarkut, në 8 vite në qarkun e Korçës në zonat rurale ishin ndërtuar gjithsej 57 km rrugë. Cfarë ndodh me rrugën tjetër, rrugën Qafë Plloçë-Qukës, që kishte synimin Korça me afër Tiranës.

Nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën Tiranë-Shqipëri juglindore me një orë, rruga Qafë Plloçë-Qukës, do ta shkurtonte me gjysmë morë.

Çfarë ka ndodhur sot? Ajo nuk e shkurtoni as 5 as 10 minuta.  Pse do thoni ju, sepse rrugën e hëngri korrupsion.

Në 2 segmentet e saj lotët dalin me 15-20 metra mospërputhje dhe detyrohen të zgjasin rrugën për të përputhur lotet. Kjo ishte si të vjedhim më shumë.

Merrni ju rrugën Korçë-Kolonjë. Ka filluar në 2011 dhe akoma nuk ka përfunduar. Vidh dhe vetëm vidh në ndërtime. Ndaj rrogat nuk rriten. Për rrugën shpenzojmë 8 herë më shumë sesa shpenzohen në BE. Unë kisha denoncuar atë kryetarin e bashkisë së Tiranës, por kjo histori paska ardhur edhe këtu në Maliq, ky e paska me tren elektrik. Këta janë të paskrupullt, këta i konsiderojnë qytetarët si drunj që mund ti thuash çfarë të duash”, theksoi Berisha.

Sipas tij abuzime janë bërë edhe me ndërtimet apo rikonstruksionet e shkollave, të cilat në Evropë bëhen me 600 mijë euro, ndërsa në Shqipëri me 6 mln euro.

“Dje del që jo vetëm shkollë “Sami Frashëri” u ndërtua me 6 mln euro, por 6 mln euro mori Oleg Deripaska në dhjetor 2022 për rikonstruksionin e një shkolle në Kamzë, ndërkohë shkolla ndërtohet e re me 600-700 mijë euro sipas standardit të manualit amerikan apo evropian. Jo vetëm që nuk rritin rrogat, por i hoqi edhe rrogën e 13 që premtoi. Prandaj njerëzit ikin nga dhimbjet e mjerimit”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re