Ish kryeministri Sali Berisha dhe Gazment Bardhi pritën sot në një takim një delegacion të raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

 

Berisha duke i falenderuar për misionin faktmbledhës, tha se Shqipëria gjendet në mesin e një krize që ka të bëjë me “marrdhënien speciale” mes krimit dhe votes nën qeverisjen e Edi Ramës, ku metastazat e krimit kane pushtuar cdo nivel te pushtetit. Duke i informuar raporterët për zgjedhjet e fundit, Berisha tha se zgjidhja e kësaj marrdhënieje krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut.

 

Një pistë e dytë ku Berisha kërkoi ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili sipas kryetarit të PD është i paralizuar.

 

“Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’”, theksoi Berisha.

 

 

“Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës me të cilët ndamë shqetësimin mbi nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe forcimin e llogaridhënies”, shkruan Bardhi në “X”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re