Ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ankimuan në Apel venimin e SPAK për masën e dhënë ndaj tyre, për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

Apeli i GJKKO, me gjyqtare Ilirjana Olldashin kanë vendosur që vendimi i ankimimit të jepet nesër në orën 11:00.

 

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00”, thuhet në vendim.

 

Avoaktët e Berishës dhe Malltezit kanë bërë prapësimet për cdo provë që ka prokuroria në fashikujt e saj hetimorë. Ata kanë dhënë argumentat e tyre se përse nuk qëndrojnë akuzat dhe kanë argumentuar ligjërisht, se përse gjykata nuk duhet të caktojnë masë për Berishën dhe Malltezin.

 

Seanca ka nisur që në orën 9:00 të mëngjesit dhe pas gati 7 orësh u vendos që nesër të jepet vendimi nëse do lihet në fuqi masa e dhënë ndaj Berishës dhe Malltezit apo jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re