Analistët Brizida Gjikondi dhe Arben Meçe komentuan në studion e “Special Report” në ABC News me gazetarin Arlind Isa, humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Duke iu referuar deklaratës së Berishës, Gjikondi theksoi se nuk pretendon që ai të pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen.

“Nuk mbahet Berisha dhe Meta nga ato figura që në politikë i ka udhëhequr morali dhe interesi kombëtar. Nuk pres që të japë dorëheqjen sepse Berisha është në politikë dhe po synon të jetë për interes të problemeve që ka me ndërkombëtarët. Nuk është atje për moral dhe prej është i traumatizuar që humbi gati 95 përqind të bashkive. Ai e do atë si një çadër ku të fusë kokën dhe të jetë në tryezë. Janë një strehë mëkatarësh që bëjnë kurban edhe mbështetësit e tyre dhe historinë e tyre të së shkuarës, totalisht për interesa personale. Nuk pres reflektim moral, burrëror, politik për atë që ka ndodhur.“, tha Gjikondi.

Ndërsa Meçe theksoi se Berisha dhe Meta me koalicionin e tyre humbën mbi 250 mijë votues.

“Kemi një shtesë numri të votuesve. Në 2021 është bërë një analizë e numrit real të votuesve sepse jo të gjithë që janë në lista janë vprues reale sepse pjesa dërrmuese janë jashtë. Por ajo që vie në sy është se kanë votuar 1 662 253. Nga analizat që janë bërë mbi numrin e votuesve në këtë proces për PS dhe PD rezulton se PS ka një humbje tek 3 mijë vota, ndërsa ‘Bashkë Fitojmë’ ka një humbje me 250 mijë fitues. Çka dmth nuk ka fituar në një moment PS por ka humbur Sali Berisha dhe Ilir Meta. Populli shqiptar foli drejtpërdrejtë, qartë dhe saktë. Topi është brenda PD.“, tha Meçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re