Dy ditë nga përfundimi i afatit, partia demokratike e drejtuar nga Berisha dorëzoi në komisionin qendror të zgjedhjeve, emrat e komisionerëve për vendoret e 14 majit.

 

Në javët e para të janarit, KQZ vendosi që të drejtën për komisionerë nga pd e ka ajo e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, pasi gjykata ia njeh asaj logon dhe vulën e “demokratëve”.

 

Nga pd-ja e sali berishës është deklaruar se çështjen e komisionerëve do ta çojnë deri në kolegjin zgjedhor.

 

Në mungesë të një vendimi të formës së prerë të gjykatës, për KQZ partia demokratike është ajo e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

 

Deri në fundjavë pritet që edhe partia socialiste dhe ajo demokratike që njeh KQZ, të dorëzojnë propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të kzaz-ve për vendoret e 14 majit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re