Dosja “Metamorfoza” është vetëm maja e ajzbergut që fakton lidhjen e qeverisë dhe Edi Ramës me krimin. Kështu ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha, i cili në një komunikim me gazetarët u shpreh se zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës u fituan nga grupi i Bajrave dhe Pëllumb Gjokës.

 

Berisha shtoi se drekat dhe darkat që Rama ka konsumuar me Gjokën janë të ditura gjerësisht, jo vetëm në Tiranë dhe Shkodër.

 

“Java është dominuar padiskutim nga dy zhvillime dramatike në kampin e pseudo mazhorancës. Zhvillimi më dramatik janë publikimet e dosjes Metamorfoza në të cilat shqiptarët që i lexojnë kuptojnë se nuk ka më asnjë kufi, asnjë dallim mes Edi Ramës, Taulant Ballës, Pëllum Gjokës, Bahri Bajrit, Behar Bajrit dhe bandës së tyre. Shef aty nëndrejtori i Policisë së Shkodrës, përgjegjësit të Policisë Kriminale të Shkodrës, shef oficerë të ndershëm të tradhtuar në mënyrën më kriminale nga shefat e tyre. Në këtë autopsi që po i bëhet vetëm në një zonë të Shqipërisë krimit qeveritar, se ky është krim qeveritar i lidhur me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Drekat dhe darkat e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën i njeh Shkodra Tirana dhe gjithë Shqipëria. Por jo vetëm drekat dhe darkat por edhe akordimi i statusit të investitorit strategjik të Pëllumb Gjokës mbi një tokë të  marrë me vrasje të grabitur me vrasje, mbi një tokë të rrëmbyer në kundërshtim me të gjitha dokumetat dhe vendimet e gjykatave dhe vetëm e vetëm për shkak të mbështetjes së Edi Ramës”

 

Ish kryeministri, më tej, teksa komentoi Asamblenë e PS, “skanoi” edhe disa nga ministrat e rinj.

 

“Në atë fjalim nuk kishte urrejtje për mua por për të vetët. Asambleja tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve. ‘bashkë kemi vjedh por burgu është për ju jo për mua’. Ky ishte morali.

 

Zëvendësimet, u tha shqiptarëve që jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun. Mazniku, ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. I kam publikuar të gjitha këto. Ahmetaj ka thënë që te Nusreti ka porositur 2 biftekë, jo një.

 

Në vend që të shkojë në qeli për aferën me djegësit bëhet ministër. Koçiu është e regjistruar se merr para. I thotë vajza nënës së vet që duhet t’i jap para kësaj se nuk bëhet ndryshe. Rama po shtrëngon radhët me bashkëvjedhësit e tij kur ka qenë në bashki e pas. Mete, çfarë vidhej këtu shkonin dhe strehoheshin te ky. Plus që ka dhe ca pikëpyetje të mëdha të tjera por janë në hetim e sipër. Për këtë të ministrisë së jashtme nuk them dot gjë sepse nuk e njoh”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re