6 vite pas miratimit të reformës në drejtësi socialistët dhe demokratët janë përplasur ashpër, nëse institucionet e reja e kanë justifikuar besimin e qytetarëve apo kanë dështuar.

 

Duke shfrytëzuar raportimin e këtyre institucioneve në parlament,  kryetari i PD Sali Berisha  deklaroi se sistemi i drejtësisë është kapur nga qeveria. Por në emër të shumicës qeverisëse, ministri i drejtësisë theksoi se për herë të parë në Shqipëri po luftohet korrupsioni  i zyrtarëve të lartë

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësave 420 milionë euro të firmosur nga kryeministri si kontratë duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë.

 

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

“Ai ka qene kundershtar I ashper I reformes ne drejtesi qe ne diten e pare. Ajo qe ehste e re sot eshte se sulmi qe u beri organeve te drejtesise po tregon se reforma po funksionon sepses a here eshte ne veshtiresi ai sulmon. Se ai ishte mesuar ti kishte ata ne paradhome e tu jepte urdhera.

 

Për të ilustruar se sistemi i drejtësisë ka dështuar, opozita denoncoi një ndërtim pa leje në qendër të Tiranës. Sipas deputetit Gazment Bardhi, në vend që organet e drejtësisë të zbatonin ligjin për ndërtimet pa leje, kryeministri ndryshoi kuadrin ligjor për legalizimin e këtij ndërtimi.

 

GAZMENT BARDHI

DEPUTET, PD

“Të paktën ti kursejmë talljen shqiptarëve, të mos i themi drejtësia është e re për 3304 qytetarë të zakonshëm që dënohen pse ndërtojnë pa leje catinë e shtëpisë së tyre, por është më e vjetëruar se e vjetra kur ndërton 5 kate në mes të Tiranës pa leje sepse je ortak i Edi Ramës, je KASTRATI dhe gëzon statusin “i paprekshëm”

 

 

BLEDI CUCI

MINISTER I BRENDSHEM

“Në radhë të parë, çdo denoncim, jo vetëm i zotit bardhi, por ehe i cdo qytetari apo parlamentari, është i mirëpritur. Askush nuk e ndalon Prokurorinë të hetojë dhe gjykatën të dënojë, për çdo njeriu që shkel ligjin në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha, askujt PS nuk i është bërë mburojë dhe nuk do t’i bëhet mburojë.”

 

Por kritika për reformën në drejtësi patën edhe 3 politikanët që kanë qenë në komisionin që e hartoi, socialistët Xhafa e Majko e demokrati Oerd Bylykbashi.

 

 

FATMIR XHAFAJ

DEPUTET, PS

“Ne nuk mund të pranojmë të kemi drejtësi të re me dy standard hetimi e gjykimi. S’mund të jetë ndryshe teksa sheh një ish-gjyqtar të GjK-së, çështja e të cilit shkon për gjykim në Gjykatën e Posaçme për një shtëpi 60 m2, ndërsa për disa të tjerë të flakur nga sistemi për shkak të pasurive marramendëse, deri miliona euro me letra, çështjet transferohen për efekt juridiksioni në gjykatat e rretheve gjyqësore të Durrësit, Elbasanit e Tiranës me shpresën se mund të gjendet ndonjë prokurorë që të shërbej si lavatriçe e pastrimit të dosjeve të tilla.”

 

PANDELI MAJKO

DEPUTET, PS

“Marredhenia mes prokurrise se posacme dhe bkh eshte si lufta e ftohte. Ne trupen e drejtesise ka njerez qe nuk jane te interesuar per lirine. “

 

Por pavarësisht kritikave socialistët e kanë shprehur qartë mbështetjen për reformën në drejtësi, ndërkohë që Sali Berisha ka deklaruar se do ta zhbëjë ditën që vjen në pushtet.