Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka fshehur krimin në Shqipëri, duke bashkëpunuar me McGonigal në dëm të opozitës shqiptare.

 

Por Edi Rama ka konsumuar vepër penale, duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Nju Jork, për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar të vetëm, nuk i ka paraqitur ata para drejtësisë shqiptare.Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë praktikisht me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale. Me një njeri i cili me veprimet e tij, ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-së. Me një njeri i cili me veprimet e tij, është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri, pra një krim monstruoz antikushtetues, por edhe një seri krimesh të kësaj afere.Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme.

 

Ai shtoi se ditët e fundit po bëhen përpjekje nga më të ndryshme për të shpëtuar Ramën .

 

Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka. Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk. E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr, dhe ky shtetas turk thuhet se ja paska dhënë Agron Nezës, për të ja dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte, do vijnë, do vijnë, sepse i priste nga Duçka ato para. Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re