Kryetari ne detyre Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishen si pergjegjes per humbjen e partise demokratike ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021.

 

Nga Tepelena ku prezantoi kandidatin per kete bashki, Alibeaj deklaroi se demokratet nuk arriten te fitonin para dy vitesh sepse nuk larguan nga partia figurat e korruptuara te qeverisjes Berisha.

 

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR NE DETYRE, PD

 

“Sot pas 2 viteve histori e kuptojmë fare mirë se cili ka qenë problemi. Brenda nesh ka pasur gjurmë të korrupsionit të para 2013. E shqiptarët nuk harrojnë. Gjurmë korrupsioni të cilat për 8 vite ne nuk arritëm dot ti s’pastronim, si një detyrim politik i joni. Bie nga qeverisja, merr lavdet nga historia, reflekton me veten. Përse ndodhi?”

 

Alibeaj theksoi se berisha synon ta shkaterroje partine demokratike duke sjelle si shembull 8 janarin e vitit te kaluar.

 

 

“Çfare ndodhi? Mori kazmën. Mori kazmën për ti rene PD, fizikisht. Më 8 Janar e mbani mend? Dhe përse e beri këtë? E beri sepse donte të përdortë PD si bunker.”

 

Kreu ne detyre I pd akuzoi liderin historic berisha edhe per seline e partise demokratike.

 

 

“Nga moment që ka shkuar ka zaptuar selinë atje dhe vjen sot u kërkon njerëzve vota. Si mund t’u kërkosh njerëzve vota, kur ke zaptuar një seli. Me çfarë morali mund t’u thuash njerëzve: jam I ndershëm, se unë do punojë për ju, se do përmbys regjimin korruptiv dhe hajdut të Edi Ramës?! Po t’I je vet një njeri që në mes të Tiranës që nuk pyet as për ligj, as për respekt të institucionit.”

 

Alibeaj u beri apel demokrateve te votojne kandidatet qe kane logon e partise demokratike ne 14 maj pasi pd eshte e vetmja alternative perballe qeverise rama.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re