Ish-kreu i PS në Tiranë, Ervin Bushati tha në Quo Vadis se protesta e opozitës më 6 dhjetor nuk është një protest  por një përpjekje politike për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, mbajtja e protestës në këtë datë  është në dëm të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike e cila është e marrë peng nga Sali Berisha.

“Protesta është qytetare por jo politike. Kur i bën një parti politike, nuk janë më protesta por evente elektorale. Partitë politike bëhen gati për ndeshjen e rradhës e fitojnë. Berisha në kushte normale do t’i takonte ata. A do të ishte normale që t’i takonte e të dilte në protestë po atë ditë? Ngaqë nuk i takon dot e s’ka për të takuar asnjë nga ata ai organizon protestë.

 

Ajo që është e dëmshme, në një ditë kur vijnë figura kaq të rëndësishëm është në dëm të Shqipërisë e Partisë Demokratike. Megjithatë Berisha do vazhdojë e do të kemi shumë surpriza të tilla antipolitike derisa të ketë kontroll të PD. Do humbasë me nder edhe në 2023 edhe në 2025.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re