Kreu i Partisë Demokratke Sali Berisha ka përsëritur edhe një herë ftesën për grupimin tjetër në parti, që njihen si mbështetës të Enkelejd Alibeajt.
Ai i ka ftuar që të marrin pjesë në primare, ndërsa ka konfirmuar se po bëhen takime me grupin tjetër dhe se janë të hapur për çdo lloj marrëveshjeje.
“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerët. Ju garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje, por do të jenë primaret. Kemi premtuar dhe po sjellim ndryshimin me primaret. Janë bërë takime dhe po bëhen takime. Zoti Paloka po merret me këtë. Janë të hapura dyert e komunikimit. Ne i mirëpresim për çdo lloj marrëveshjeje”, ka thënë Berisha për mediat në ambientet e Kuvendit.