Deputeti i PD-së, Dashnor Sula pasi u la jashtë listave të demokratëve në Elbasan, ka bërë një lëvizje surprizë.

Ai është future në garën e 11 majit si kandidat në listën e hapur, në koalicionin Nisma dhe ”Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt.

Sipas listës së depozituar në KQZ, Dashnor Sula është listuar i fundit në qarkun e Elbasanit, duke u future në këtë mënyrë në garë për të marrë një mandate deputeti në 11 Maj.

Dashnor Sula vjen si propozim I Nismës Thurje të Endri Shabanit, ndërkohë që udhëheqësi i koalicionit është Adriatik Lapaj.

Vetë Adriatik Lapaj garon në Tiranë, po ashtu dhe Endri Shabani dhe Panajot Soko.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko