Sali Berisha e Ilir Meta, bashkë me mediat e tyre, kanë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, që bëjnë politikë me të.

Por kulmin e kanë arritur një ditë më parë, kur kanë bërë përgjegjës Edi Ramën për vdekjen e Bashkim Finos.

“Por kur dihej se kishte sëmundje kronike të rrezikshme pyetja bëhet se pse nuk u lejua Bashkim Fino të bënte vaksinën? Dhe të tjerë që janë me semundje pranë vdekjes që të shpëtoheshin.

Natyrisht që ka një kriter profesioni dhe moshe, por edhe kriteri për ata që janë më afër vdekjes nëse nuk bëjnë vaksinën, nuk është njerëzor ky vendim qeverie.

Nëse Bashkim Fino do kishte bërë vaksinën që në janar, sot ai do ishte mes nesh”, shkruhet në të njëjtin tekst të botuar në gazetën e Nikoll Lesit, pra të Metës dhe në portalin e familjes Berisha.

Kjo nuk është hera e parë në fakt, që Berisha bën politikë me arkivol në krah.

E bëri edhe me Azem Hajdarin, për të marrë pushtetin.

Edhe tani duan me patjetër të vijnë në pushtet, dhe për këtë po përdorin lloj lloj makrabitetesh.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re