Jo pak i surprizuar për keq nga vendimi i DASH për shpalljen non grata, Sali Berisha kujton se nuk ka pasur asnjë problem me administratën e shkuar amerikane të republikanëve, te drejtuar nga Bush i Vjeter dhe i Riu, por as me me administratën e Obamës më herët.

Duke lene per te kuptuar se kishte probleme me Klinton dhe me Trump, pasi keta mbeten. Nje perpjekje e Berishes per ta ngritur “steken” e komunikimit me Presidentet, pavaresisht se ata sa qe i njohin kreret e shteteve te vogla si Shqiperia.

Për “PolitikOn” në Rtv Ora, Berisha e sheh vendimin pasojë të lobimit të qeverisë Rama dhe Soros.

Berisha: Sali Berisha nuk ka patur kurrë problemin më të vogël kur në pushtet në Uashington kanë qenë reopublikanët.

Sali Berisha nuk ka pasur asnjë problem në mandatin e parë të presidentit Obama. Këtu ka ardhur Hillary Clinton dhe ka mbajtur një fjalim që nuk ka mbajtur kush kurrë në trojet e kësaj toke.

Për mua akuza më e rëndë që kam marrë në jetën time ishte ajo për terrorizëm. Padiskutim që e ka marrë në emër të DASH vendimin.

Xhorxh Soros dhe Edi Rama me lobimin e tyre korruptiv, fuqinë e ka Soros. Soros ka investuar në rajon më shumë se te kushdo tjetër te Edi Rama, krushku i tij. 

Pyet pak kur vjen ai se si ka edhe punonjës se çfarë mbipushteti ka ai qoftë ndaj personave shqiptarë dhe jo shqiptarë.

Berisha rrëfeu edhe marrëdhëniet e tij me Soros, që nisën mirë por përfunduan keq.

Berisha: Marrëdhëniet e mia me Soros kanë filluar shumë mirë por u detyrova të përzë nga Shqipëria si bashkëpunëtorë të rezidentit të shërbimit të Millosheviçit në Tiranë dy bashkëpunëtorë të tij shqiptaro-amerikanin Fron Nahzin dhe Fred Abraham.

Shërbimi Inteligjent solli të gjitha provat me zë dhe figurë nga regjistrimi ambiental të veprimtarisë së tyre duke marrë dhe dhënë detyra. Shërbimet nuk kanë kombësi, nuk do të thotë gjë se ishte shqiptar.

Soros erdhi dhe i mori me avion të posaçëm, i përzumë se nuk do ti burgosnim. Këtu nisi dhe pastaj shkoi më tutje. Soros fillimisht investoi për shoqërinë civile dhe i isha shumë mirënjohës.

Kërkoja një ligj për pavarësinë e këtyre shoqatave. Por ai nuk krijoi organizata zëri i shoqërisë por organizata zëri i partisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re