Skip to content

Berisha e nxjerr Dendias puro shqiptar dhe Edi Ramën grek

Sali Berisha i ftuar në emisionin “Log.”, është ndaluar tek çështja e varrezave greke.

Ai është shprehur se në një ballafaqim me ministren e Jashtme greke Dora Bakojanis, e ka kundërshtuar për varreza greke në Korçë.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, ka shtuar më pas se ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është shqiptar, ndërsa Rama grek.

“Në Korçë i kam thënë Bakojanisit që nuk mund të ketë varreza. Në Kosinë u morën kocka fëmijësh për ushtarë grek. Ishin tregtinë të ulëta që bënin ata në terren.

Por Edi Rama firmosi që të fillojë nga Llogaraja gjer në Pogradec. E ke me marrëveshje.

Nikos Dendias, që është shqiptar puro, bëri një marrëveshje të fshehtë me Ramën.

Ai i ka përmendur dy gjëra. Rrënjët greke që Rama i fsheh dhe se Dendias nuk është grek, por i natyralizuar.” tha Berisha.