Ambasadorja e SHBA në Tiranë u rikthye në Tropojë këtë fundjavë, ku ka qenë edhe disa muaj më pare.

Yuri Kim e njofton ndalesën në qytetin verior përmes një postimi në Instagram, ku thotë se ndjehet si në shtëpinë e saj, duke pasur parasysh se edhe rrënjët e saj në Korenë e Jugut i ka nga një zonë malore.

E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e Falenderimeve.

Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen.

Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve.

Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our Ëorld @gloë_club_tropoje .

SHBA është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për  Shqipërinë dhe SHBA.

Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju”, shkruan ambasadorja.

Rastësia e do që postimi i ambasadores mbërrin nga vendlindja e Sali Berishës në një kohë që ky i fundit e shpalli “non grata” nga zyra e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re