Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi ish-kryeministri e shtyu duke i zenë vendin në foltoren e Parlamentit.
Duke folur nga vendi, Alibeaj tha me ironi që nuk do të dilte të fliste nga foltorja pasi me siguri “do të rrezikohem nga historitë që dikush vjen e më zë foltoren.”
Berisha më herët gjatë ditës fajësoi Lindita Nikollën për incidentin e tij me Enkelejd Alibeajn. “Ishte fyes gjesti juaj zoti Berisha”, iu drejtua kryeparlamentarja. Ndërsa, Berisha tha se fyes ishte gjesti i saj, pasi ai kërkoi fjalën për replikë dhe duhet të fliste i pari. Sipas tij kjo solli edhe incidentin me Alibeajn, duke bërë përgjegjëse Nikollën.
