Vjedhja e mijëra eurove në banesën e Alda Klosit, ish këshilltares së Arben Ahmetajt ka qenë tema e diskutimit në Quo Vadis në Vizion Plus.

 

Mes të ftuarve kanë qenë opinionisti Arben Meçe dhe avokati Altin Goxhaj, të cilët janë përplasur live në studio.

 

Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për qëndrimet e tyre politike.

 

Debati i plotë

 

Meçe-Të themi edhe masën e dënimit se gjyqin publik ja bëmë asaj

 

Goxhaj-Berishën ja bën gjyqin çdo natë e çdo ditë ti

 

Meçe-Do t’ia bëj, pse ty të vjen keq për Berishën?

 

Goxhaj-Ti flet për dy standarte dhe më thua mua mos i bëj gjyq Arben Ahmetajt, kur ti ja bën Berishës. Ti zgjohesh në mëngjes me fajët i ka Saliu

 

Meçe-Ti të organizon mitingjet e Sali Berishës dhe të më thuash mua pse godet Berishën, normal atë gjë do bësh. Që ty Berisha të të çojë në komision si avokatin e tij. Ai është babai jot, babai shpirtëror, material, fizik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re