Ervin Bushati ka deklaruar se është e pamundur që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme, pavarësisht dëshirës së opozitës.

 

 

Ai ironizoi demokratët në studion e Quo Vadis teksa tha se kjo është edhe më e pamunduar kur PS e vetme, ka në Parlament 74 vota, madje sipas tij po të dojë, i bën 85.

 

Bushati: Protestat janë për të ngjallur shpirtin opozitar. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme në Shqipëri aq më tepër kur mazhoranca është super e konsoliduar. PS ka 74 vetëm vota në parlament most ë themi për që ligje të caktuara ka shumë tepër vota e me dash shkon edhe 85.

 

 

Boçi: Ka edhe një pjesë të opozitës, po deshi i aktivizon.

 

 

Bushati: Po tani, gjejeni armikun e klasës, çfarë t’ju them.

 

 

Më tej Bushati e quajti Berishën një mallkim të PD, dhe sipas tij Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë në krye të demokratëve pavarësisht postit që ka mbajtur.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re