Analisti Fitim Zekthi, është shprehur se opozita nuk po bën atë që duhet për të ardhur në pushtet.

Sipas tij, ata duhet të organizohen dhe t’u ofrojnë qytetarëve shpresë, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha tha se është më i miri që ka opozita.

Sa i takon qeverisë teknike, tha se qeveri teknike mund të kemi vetëm nëse kryeministri Edi Rama dëshiron vetë.

“Qeveria në Shqipëri mund të rrëzohet vetëm nëse do Rama vetë. Ai mund ta bëjë vetëm nëse i leverdis, rrugë tjetër nuk shoh. E kuptoj që jemi në një regjim dhe i ka shtruar resurset opozitës. Por opozita nuk po bën atë që duhet.

Gjëja që duhet të bëjë opozita është të organizohet dhe të artikulojë gjëra që populli ka nevojë. Le të rrijë Berisha. Në opozitën shqiptare më i miri është Berisha. Opozita duhet t’u ofrojë njerëzve një shpresë.

Nuk do shpikin rrotën, të ndjekin rrugën që ka ndjekur opozita në botë”, tha Zekthi në studion e emisionit Open në News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re