Sali Berisha u largua dje nga Shqipëria për të marrë pjesë në Forumin
të Krans Montana në Zvicër, por sipas deputetit të opozitës së re
Kujtim Gjuzi, ish kryeministri është larguar sepse është sëmurë.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Gjuzi u shpreh se “Baca”
është pa qejf dhe se madje ai e dinted he se në çfarë klinike po
qëndron.

‘Është pa qejf, po të duash të them dhe klinikën. I uroj shërim të
shpejtë dhe të vi të vendoset këtu. Ai është i vetmi njeri që mund ta
kthej vendin në normalitet. Po Baca është pa qejf, se kam qejf ti them
Baca, dhe i urojmë shërim të shpejtë’, tha Kujtim Gjuzi.

Sipas Gjuzit, kryeministri Edi Rama ka frikë vetëm një njeri dhe ai është Sali Berisha.

“I vetmi njeri që e zgjidh krizën në Shqipëri është Sali Berisha. Edi
Rama ka frikë vetëm një njeri në Shqipëri dhe ai është Baca, siç më
pëlqen mua ta quaj. Zjarrin e ndalon vetëm një njeri dhe ai është Sali
Berisha”,-tha Gjuzi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re