Të shumta kanë qene telefonatat edhe këtë të enjte në emisionin ‘Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën’. Qytetarët vazhdojnë të komentojnë zgjedhjet vendore, ku të djathtët pësuan një humbje drastike.

Njëri prej telefonuesve u shpreh se Sali Berisha humbi zgjedhjet në mënyrën më brutale dhe vazhdon të mbrojë veten dhe familjen.

“Si ka mundësi tash e 33 vjet, Sali Berisha me partinë e vetë sulmojë këtë popull në mënyrën më ç’njerëzore. Është një gjakpirës, një vrasës dhe sot humb zgjedhjet në mënyrën më brutale që mund të ekzistojnë dhe përsëri nuk bindet dhe do të mbrojnë veten e vetë, familjen e vetë nga SHBA. Si është e mundur që ky popull shqiptar ta lejojë këtë njeri të vazhdojë kaq keq bashkë me Ilir Metën”, tha ai.

Ndërsa një tjetër telefonues, u shpreh se Enkelejd Alibeaj duhet ta jepte dorëheqjen përpara zgjedhjeve, në mënyrë që të fitonte Berisha.

“Sali Berisha i ka të gjithë kundër, qeverinë, bashkombësit e vetë, Partinë Demokratike. Pse nuk bëri dorëheqjen Alibeaj përpara zgjedhjeve, por e bëri tani. Ta bënte dorëheqjen Alibeaj përpara zgjedhjeve dhe të fitonte PD-ja siç ka fituar gjithmonë me Sali Berishën”, deklaroi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re