Ish-kryeministri Sali Berisha ka falenderuar demokratët për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike.

Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

 

Në nisje të fjalës së tij Berisha tha se në fillim të krijimit të partisë askush nuk e mendonte që do të bëhehin një ushtri idealistësh.

 

“Ju falënderoj për mbështetjen e çmuar që i keni dhënë PD që nga themelimi e deri sot. Në mënyrë të veçantë për rolin tuaj në themelimin e kësaj force politike. Pas një udhëtimi të vështirë, pas një udhëtimi plot pengesa, por pas një udhëtimi unik në historinë e Evropës. Në një moment të caktuar ndërmorëm udhëtimin tonë për t’u rikthyer te vlerat tona, parimet tona. Për të ngritur në këmbë forcën tonë politike e cila kalonte nga disfata në disfatë. Në fillim të kësaj lëvizje, askush nuk parashikonte se sot ne do të ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, misionarësh.” – tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re