Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 76-të, ndërkohë që këtë lajm e ka ndarë dhe vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Lirien.

”Miq, sot 76 vjeç! Mirenjohje te pakufishme Zotit, familjes dhe te gjithe atyre qe me dashurine, miqesine, besimin dhe mbeshtetjen kane qene dhe jane eleksiri i udhetimit tim jashte imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte! Sb”, shkruan Berisha në postimin e tij ku ka marrë qindra komente në rrjetet sociale.

Sali Berisha u lind në 15 tetor 1944 në Viçidol të Tropojës dhe prej mëse 30 vitesh në sistemin postkomunist ka mbajtur detyra nga më të rëndësishmet si president, kryeministër dhe lider i opozitës.

Me profesion mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, ai hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitet ‘90. Së bashku me Lirien ai ka sjellë në jetë dy fëmijë, Shkëlzenin dhe Argitën, ndërsa është bërë gjysh disa herë prej tyre.

E megjithë 76-vitet, tërheqja e Berishës nga jeta politike duket se do të jetë e largët, pasi edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ai pritet që të garojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re