Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për dosjen e SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën nën akuzë është vendosur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha akuzon Prokurorinë e Posaçme se ka fshehur thuajse rreth 500 kontrata të cilat dëshmojnë shitjen e apartamenteve në gropë.

Sipas ish-kryeministrit, ky akt është bërë me qëllim goditjen e Malltezit.

Sali Berisha: Abi Malltezi ka përfituar nga privatizimi 113 metra katrorë. Ka blerë nga kushërinjtë e vet parcela të vogla dhe ka arrit në 1250 m katror.

Ka vendosur 60 mijë euro, dhe siç e thotë Bektashi, tre ortakët ranë dakord që të shesin në gropë.

Ata kanë shit aty me çmimin të paktën 25 përqind nën treg.

Në arkivën, në dosjen e ‘SKAP-it’ janë 500 kontratat që dëshmojnë që të gjitha shitjen në gropë, janë të gjitha faturat e pagesave bankare të atyre që kanë blerë banesa të themel

SPAK e ka fshehur këtë, vetëm për nxjerrë Abi Maltezin.

Gënjen SPAK-u, ta them unë pse..

Po të ishin të aftë ata formulonin akuzë, po të ishin prova këto, më kishin marrë të pandehur.

Janë të gjitha faturat bankare, të gjitha parcelat dhe i fsheh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re