Para se të votonte për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ftoi të gjithë demokratët që të hënë në orën 16:00 t’i bashkohen protestës së madhe në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ai paralajmëroi se Rama dhe Basha do të kenë të njëjtin fund.

“Është anëtarësia që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që nuk e ka merituar ndonjëherë. Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një akt madhor që ka dridh themelet e narkoshtetit.

E patë kreun e meduzës mbrëmë sesi përpiqej të tjetërsohej në çdo gjë tjetër nga ai që është. E patë ju Lul Bravën sesi ka mbledhur në anti-Kuvendin e tij nxënës shkollash dhe kryetar të bashkive të PS. Shikoni nga ana tjetër ngadhënjimin e opozitës së vërtetë.

Vetëm me hapat e para ka sjell entuziazëm, ka sjell shpresë të madhe dhe besim në rritje në rininë dhe të gjitha shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri. Shikoni kahun tjetër, sesi po shëmtohet çdo ditë e më shumë me aktet e veta.

Ato që bënë Lulzim Brava, atë skenar e merr nga kreu i meduzës. Do kenë të njëjtin fund dhe të njëjtin fat. Ditën e hënë në orën 16.00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 milionë eurove që kërkon kreun i meduzës me SPAK-un e tij ti fsheh në një vjedhje 3 milioën euro”, deklaroi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re